Solares

  • Tiranë
  • 523

Dielli është burimi i çdo gjëje që rritet dhe zhvillohet në tokë. Energjia diellore është energji e pastër, e sigurtë dhe e pashtershme. Kompania Solares u themelua në vitin 2017 me seli në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë dhe me shtrirje të shërbimeve dhe produkteve të saj në të gjithë vendin. Solares vjen me eskluzivitetin e produkteve të kompanisë së njohur BISOL Group.

Me besimin se energjia dillore është e ardhmja Solares ofron mundësinë e investimit për brezat e ardhshëm. Solares ofron produkte të prodhimit të energjisë diellore, si panele diellore, modulet PV, sisteme off-grid si dhe materiale elektrike të nevojshme për mundësimin e funksionimit të prodhimit të energjisë diellore. Duke filluar nga njerëzit e thjeshtë deri tek kompanitë e mëdha u mundësojmë të jenë pjesë e zhvillimeve teknologjike dhe shfrytëzimit të potencialeve të prodhimit të energjisë diellore.

Vizioni ynë është të krijojmë një mjedis të gjelbër dhe pavarësinë e ardhshme të prodhimit të energjisë duke investuar në teknologji, zhvillimin e produkteve vizionare dhe rritjen e kthimit në kohë nga investimet fotovoltaike.

Pse të zgjidhni Solares

Falë kostove dhe rendimentit të produkteve, energjia e gjelbër është bërë më tërheqëse se kurrë më parë. Solares u mundëson çdo individi që në çatinë apo kopështin e tij t`a shfrytëzojë për të prodhuar energji dhe të investojë në periudha afatgjata. Gjithashtu i mundëson çdo biznesi, të vogël apo të madh, të rrisë potencialin e biznesit tij dhe mbi të gjitha të mos dëmtojë mjedisin. Për të mundësuar shërbim inovativ dhe profesional pjesë e kompanisë janë inxhinierë dhe specialistë të aftë për të ofruar zgjidhje bizneseve përshtatur me nevojat specifike të tyre.