Restorant Baçe Mbret

  • Elbasan
  • 289

Adresa E852, Shqipëria

I ndodhur vetëm pak minuta larg qytetit të Elbasanit, Restorant Baçe Mbret ju ofron ambiente të këndshme, brenda dhe jashtë. Gatime të shijshme të kuzhinës tradicionale elbasanase, kuzhinës shqiptare dhe nuk mungojnë gatimet e kuzhinës huaj. Ambienti, shërbimi dhe shija e mrekullueshme e gatimeve e bën zgjedhjen tuaj të parë për dreka me njerëzit tuaj të dashur, miqtë dhe festa të ndryshme.

Ambient i këndshëm

Restorant Baçe Mbret ju ofron një ambient të mrekullueshëm në gjelbërim dhe qetësi të plotë. Kopështi është një ambient ku çdo fundjavë mbizotërojnë buzëqeshjet e fëmijëve. Ambienti i jashtëm mund të përdoret edhe për organizime eventesh të ndryshme.

Organizimi i festave

Ju mund të organizoni evente të ndryshme dhe ditëlindje. Restorant Baçe Mbret ju ve në dispozicion ambiente të brendshme dhe të jashtme. Sigurisht edhe menu të personalizuara për evente të ndryshme. Restorant Baçe Mbret, aty ku shija dhe tradita janë mbretërore!