Mobileri Rean Bathroom

  • Elbasan
  • 636

Rreth kompanisë

Rean Bathroom është një kompani profesionale në industrinë e prodhimit të mobiljeve. Prej 5 vitesh në treg ofrojmë produkte cilësore dhe duke iu përshtatur trendeve moderne në dizenjo. Ne prodhojmë mobilje të bukura, elegante dhe funksionale për çdo individ apo biznes duke u udhëhequr nga besimi se se secili prej nesh është unik dhe meriton më të mirën.

Filozofia

Filozofia jonë, që nga dita e parë dhe në vazhdim, është prodhimi i mobiljeve moderne ose klasike, sipas kërkesave, me nje  cilësi  të padiskutueshme njëkohësisht duke qenë konkurrues në çmime. Kjo arrihet falënjë sistem organizimi dhe menaxhimi të mirë organizuar.  Çdo proces, duke filluar nga prodhimi, ambalazhimi, shpërndarja dhe montimi monitorohet me kujdes për ti ofruar klientëve tanë më të mirën e mundshme.

Modelet më trendi në treg

Vazhdimisht ne hulumtojmë tendecat e reja të arredimit jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe atë rajonal e më gjërë. Kjo për të qenë në koherencë me trendet e reja dhe ofruar mobilje me dizenjo moderne. Të cilat falë teknologjisë së fjalës fundit dhe një stafi profesional arrijmë të përçojmë cilësi dhe kënaqësi tek klientët tanë.

Gamë e gjërë produktesh

Rean Bathroom ofron në gamë të gjërë modelesh të mobiljeve të banjove të përmasave dhe ngjyrave të ndryshme.  Parimi kryesor ka qenë dhe mbetet i pandryshuar duke përdorur lëndë të parë cilësore. Investimi ynë në cilësi, teknologji dhe në personelin  e kualifikuar ka qenë i vazhdueshëm  duke ofruar produkte inovatore  për tregun shqiptar dhe jo vetëm.  Sot produktet tona mund ti gjeni në qytetet kryesore të Shqipërisë, në Kosovë dhe Greqi.

Informacione shtesë

Mobilje banjoje:
Shikoni gamën e modeleve dhe produkteve të mobiljeve të banjos (Modelet)
Lavamanët:
Shikoni  modelin  dhe përmasën e lavamanëve  (Llojet)
Pasqyrat:
Shikoni  modelin  dhe përmasën e lavamanëve  (Llojet)
Katalogu:
Shikoni katalogun e produkteve të ofruar nga Rean Bathroom (Shiko)