Hotel Ylli Llixha

  • Elbasan
  • 502

Qëndra Kurative Termale “Ylli” është e vetmja qendër kurative me burime të jashtme në natyrë të ujërave termalë. Burimet e së cilës datojnë qysh në kohet e hershme. Madje sipas informacioneve, mendohet që romakët e kanë shrytëzuar për trajtim që në kohët e largëta.

Trajtimet e ofruara

Në këtë qendër kurative termale dhe pushuese ofrohen të gjitha trajtimet e nevoshjme për të plotësuar një paketë të plotë kurative të të gjithë individëve që vuajnë nga sëmundje të ndryshme.

Kapaciteti akomodues

Qendra Kurative Termale “Ylli” ka një kapacitet rreth 180 shtretërsh. Kushtet akomoduese janë nga më të mirat të ofruara në zonën kurative duke filluar nga dhomat, sistemi ngrohjes, tualeti, restoranti, bari, interneti dhe ambjenti çlodhës e relaksues në lulishten e hotelit.

 

Informacione shtesë

Trajtimi me ujë termal:
Ky trajtim rrit prodhimin e hormoneve dhe mirëfunksionimin e qarkullimit të gjakut. Ndjekja e këtij trajtimi rekomandohet një herë në ditë dhe me qëndrim rreth 10 minuta.  (1 euro seanca 10 minutëshe)
Trajtimi me baltë termale:
Trajtimi me baltë termale (baltoterapia) ka efekte të gjithanshme në trupin e njeriut. Efektet e terapisë me baltë termale janë: shton mbrojtjen imunitare, pakëson simptomat artroreumatizmale, qetëson muskujt dhe ndihmon qarkullimin e gjakut ne vena | (4 euro seanca 30 minutëshe)
Fizioterapia:
Terapia fizike apo fizioterapia është një trajtim i kujdesit shëndetësor për të zhvilluar, mirëmbajtur dhe restauruar lëvizje maksimale dhe aftësi funksionale gjatë gjithë jetës. Kjo përfshin dhënien e shërbimeve në rrethana ku lëvizja dhe funksioni janë të kërcënuara nga plakja, lëndime, sëmundje të lindura apo të fituara dhe faktorë ambientalë. |  (4 euro seanca 30 minutëshe)
Info & Rezervime:
Rezervoni dhomën tuaj në Hotel Ylli nga kudo ku ju ndodheni nëpërmjet sistemit të rezervimit online